Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndër çiftet e showbizit shqiptar, që kanë mbi dhjetë vite bashkë, shkruan “Kosovarja”.

Dyshja janë mjaft prezentë në muzikë dhe herë pas here performojnë së bashku në skenat muzikore.

Nora është ndër këngëtaret më të pëlqyera dhe të dashura për publikun. Por, edhe Roberti me këngët e tij ka bërë që të ngjitet në skenën muzikore duke korrur shumë suksese.

Janë çifti më i komentuar, për të cilët flitet jo vetëm për muzikën por edhe për jetën private.

Ata kanë një martesë të lumtur, të cilën e ka forcuar edhe më shumë vajza e tyre Renee.

E vogla e tyre, ashiqare duke se ka ngjarë nga babai. Madje fotografia e fundit që ka ndarë Roberti në Instagram, e dëshmon këtë konstatim.

Nuk thonë kot ‘dardha pikë nën dardhë’.

Ndryshe, Renee dje festoi ditëlindjen e saj të katërt./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË