Artistja befason me deklaratën

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri është mjaft aktive në rrjetet sociale si dhe në skenën muzikore.

Ajo në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 1 milionë ndjekës ndanë imazhe nga përditshmëria e saj. Këngëtarja momentalisht gjendet në Suedi ku është duke kaluar kohë me familjen e saj, shkruan rtv21.tv

Në një fotografi të publikuar në Instastory, artistja shfaqet duke mbajtur në krahë një fëmijë. “E di … Unë duhet të kem një fëmijë… Do të isha nëna më cool ndonjëherë”, ka shkruar Dafina mbi fotografinë e publikuar.

Në mediumet online së fundmi është raportuar se këngëtarja është beqare dhe për këtë deklaratë të bërë mbetet të shihet se kur do të realizohet. Sa i përket projekteve muzikore “A don Love?” në bashkëpunim me Noizyn, është kënga e fundit e artistës.

Gjersa, Dafina ka premtuar edhe projekte të reja muzikore para përfundimit të vitit 2018.

MUND TË JU PËLQEJNË