Që Soni Malaj është në kohët e saj më të mira, kjo nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar.

Klipe dhe këngë të suksesshme, që pasojnë njëra-tjetrën në kohë rekord. Paraqitje gjithnjë e më interesante, që e bëjnë të jetë një prej këngëtarëve më të pëlqyera në treg.

Dhe, nuk mbaron me kaq. Bashkë me sukseset në jetën artistike, ajo po e përjeton edhe një histori shumë të bukur dashurie.

Soni sapo ka lënë pas edhe koncertin e saj që bëri bujë.

Soni, sa je “e çmendur”?
– Përpara kam qenë shumë, tani jo edhe aq.

Cila është sakrifica apo veprimi më i habitshëm që ke bërë për dashurinë?
– Vetë dashuria është ashtu, sepse kur dashuron realisht dikë, në momente decidive bën gjëra të çmendura, pasionante, sakrifikuese.

Një artist ka shpesh edhe fansa të çmendur në kuptimin e mirë të fjalës. Ke pasur ndonjë veprim interesant nga ndonjë fans?
– Fansat e mi janë shumë të dashur, shumë të kulturuar dhe shumë besnikë dhe, absolutisht, jam me fat që i kam. Por, ka ndodhur që kam pasur edhe fansa që më kanë marrë në telefon pa pushim ose më kanë çuar qindra sms në ditë.

Kur je në kulmin e nervave, çfarë bën?
– Si një mesdhetare, 100% bërtas me gishta në vesh, flas me duar dhe me këmbë!

Ke marrë ndonjëherë dhurata të papritura?
– Po dhe më kanë pëlqyer shumë.

A është Soni e kënaqur me jetën private?
– Tani jam më e kënaqur se kurrë ndonjëherë. Është pikërisht kënaqësia dhe qetësia që po e ndjej në jetën time, që më ka dhënë më shumë energji.

A të përkrahë partneri në rrugën e muzikës?
– Ai është një nga mbështetjet e mëdha. Kujdeset gjithmonë për mua dhe është xhentëlmen./N/kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË