Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë votuar sot shpërbërjen e parlamentit.

Veprimi i tyre vije si rrjedhojë e dorëheqjes së kryeminsitrit Haradinaj, nën arsyetimin e ftesës së ardhur nga Specialja.

Shpërndarja e Kuvendit i hap rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, teksa fokusi kryesor tanimë është tek presidenti.

Njohësi i çështjeve të Kushtetuës, Riza Smaka, tregon procedurat që duhet të ndiqen pas shpërbërjes së Kuvendit.

Ai thotë se zgjedhjet duhet të shpallen nga presidenti në një afat jo më larg se 10 ditë.

Teksa shton, se mbajtja e tyre duhet të bëhet jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

“Presidenti duhet t’i shpallë tani zgjedhjet e jashtëzakonshme sipas ligjeve dhe procedurave. Tanimë nuk është çështje zgjedhjeje por është obligim kushtetues se duhet të shkohet në zgjedhje, dhe procedurat të tjera”, thekson ndër të tjera Smaka.

Ai thotë se deri në zgjedhjen e një Qeverie të re, kjo në largim mund ta ushtrojë funksionin e saj.

Sipas tij, askund nuk shkruan se një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

“Qeveria në dorëheqje mbetet deri në momentin e konstituimit të Qeverisë tjetër, edhe disa që po thonë ka të drejtë ose nuk ka të drejtë, pra askund nuk shkruan se nuk ka të drejtë, dhe mund t’i kryejë të gjitha funksionet”, thotë ai.

Ndryshe, kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj ka dëruar në Kushtetuese, çështjen e ushtrimit të kompetencave të tij pas dorëheqjes.

E njëjta nuk i ka kthyer ende përgjigje, teksa deri në një vendim të rradhës, ka bllokuar të gjitha vendimet e ministrave. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË