Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur kërkesës së presidentit për të raportuar para legjislativit për vizitën në SHBA.

Osmani në letrën e saj ndër të tjera i ka thënë presidentit Thaçi, se në raste të tilla, duhet kërkesa të vijë disa ditë më herët.Sipas saj, nuk do të mund të raportoj ai para datës 9 mars.

“Kërkesa juaj për adresim Kuvendit, do të trajtohet që në mbledhjen e parë të Kryesisë, e cila do të mbahet menjëherë pas 9 marsit. Meqnëse adresimi që keni kërkuar ta bëni para deputetëve nuk është trajtuar si çështje urgjente në letrën tuaj, do t’ju njoftojmë shumë shpejt për datën, në të cilën ju mund t’i adresoheni Kuvendit, në përputhje me nenin 84 (30) të Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në letrën që Osmani ia ka kthyer presidentit. Letra e plotë e Osmanit:

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë është i interesuar që të raportojë në Kuvendin e Kosovës për takimet e tij gjatë vizitës zyrtare në SHBA.

“Nëse më pamundësohet sot raportimi unë do ta bëjë kërkesës tjetër sepse askush nuk është pronar i Kuvendit dhe nuk mund ta uzurpohet. Kam kërkuar edhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti këtij viti që ta informoj kuvendin për punët e mia por më është pamundësuar. Do t’i ftoj të gjithë liderët e partive të spektrit politik kosovar, përfshirë kryetarin e Vetëvendosjes, të LDK-së, të PDK-së, të AAK-së, Pacollin…”, ka thënë ai.Presidenti i Kosovës ka thënë se do të ju drejtohet përmes një konference për media, nëse nuk mund të raportojë në Kuvend.“Është e drejtë imja kushtetuese nëse më pamundësohet raportimi në Kuvend, mundësia imja e vetme si President i Republikës së Kosovës i zgjedhur nga kuvendi që t’u drejtohem qytetarëve përmes konferencës për shtyp që të përcillet ajo që ka ndodhur në Uashington. Jam i vendosur që tërë angazhimi të jetë plotësisht transparent. Nëse deri tash dikush ka pasë dilema, takimi i fundit ka qartësuar gjithçka. Jemi të bekuar, takimi na ka hequr çdo dilemë dhe enigmë, është proces në duar të sigurta me rol udhëheqës të SHBA-së. Të gjithë liderët e Kosovës jemi të zëvendësueshëm, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm”, tha ai.

MUND TË JU PËLQEJNË