Deri vonë ka qëndruar shumë në distancë me mediat rozë, përkundër kërkesave që ka pasur prej tyre.

Po iu hyre arkivave të portaleve, nuk mund të gjesh asnjë lajm për vajzën misterioze të Shyhrete Behlulit, Gresën.

Por, në këto vitet e fundit sikur ka ndryshuar ky qëndrim i saj, dalëngadalë iu është afruar atyre dhe ka pranuar të jetë emër i mediatizuar aq sa familja e saj.

E ëmbla e Shyhrete Behlulit, me kuriozitetin më të madh përcjellet nga të gjithë, ku zgjon interesim për çdo gjë që bën.

Kryesisht shkrimet që rrjedhin për të janë rreth profesionit të saj që ushtron me vite, puna e së cilës ka arritur të njihet nga secili, jo vetëm në vend por ngado në botë.

Por, asnjëherë duke mos përjashtuar bukurinë dhe sharmin e saj që jo rrallë herë komentohet dhe për këtë, duke ditur gjithnjë si të godet në pikat e dobëta jo vetëm të mediave por dhe të njerëzve me realizime të fotografive perfekte.

Ajo gjithnjë lë hapësirë për komente të njerëzve kur sjell diçka, por sot duket sikur vendosi të thyejë këtë akull e të na lërë të heshtur.

Pasi ti shihni këto fotografi në vazhdim, do të bindeni dhe ju. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË