Çdo gjë që ka punuar ndër vite, ka vulën e hitit. Projektet muzikore të Naim Krasniqit janë këngë që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës në vend, këngë që edhe sot e kësaj dite këndohen e dëgjohen me endje, shkruan “Kosovarja”.

Naim Krasniqi është krijuesi i hitit të madh “Shiu i verës”, “Ta fala zemrën time”, e shumë këngë të tjera që janë himne dashurie.

Sot, Krasniqi punon për një mori këngëtarësh, duke krijuar për ta këngë hite.

Me pak fjalë, Krasniqi i fali Kosovës krijime të mrekullueshme muzikore, por edhe shumë bukuri. Vajzat e tij, cilësohen si femrat më të bukura në vend, shkruan “Kosovarja”.

Më të njohura për publikun janë Fjlolla, Zana dhe Nita.

Ndryshe, Zana Krasniqi edhe sot e kësaj dite konsiderohet missi dhe modelja më e bukur shqiptare, ndonëse prej kohësh është shkëputur nga bota e spektaklit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË