Djali Huanit dhe Normës në realitet ishte vajzë Djali i “Normës” dhe “Huanit” në telenovelën e famshme kolumbiane “Pasionet e fshehta” u adhurua nga publiku.

Megjithatë, ata fshehen një sekret që shumë pak e dinë aktualisht. Kushdo që pa “Pasionet e fshehta” ishte i lumtur me lindjen e Huan Davidit, birit të Huan Reyes dhe Norma Elizondo, sepse ishte fryt i dashurisë së dy botëve të ndryshme që u bashkuan pavarësisht nga vështirësitë.

Me kalimin e kohës, përveç kësaj, të gjithë publiku e adhuronte të voglin nga dashuria me të cilën u shfaq para kamerave. Sidoqoftë, ky pasardhës i vogël fshehu një sekret që edhe sot edhe pasi kaluan më shumë se 10 vjet që nga përfundimi i serialit, shumë pak e dinë, se Huan David në fakt, është një vajzë, por luajti rolin e djalit.

Vajza e vogël, e cila debutoi si aktore quhet María Gabriela García dhe pavarësisht se ishte një vajzë, ishte artistja më e mirë në rolin e djalit. Fëmija ndau shumë kohë me aktorët para fillimit të incizimeve dhe ishte një marrëdhënie e tillë e mirë që u krijua për realizimin e skenave./21Media

MUND TË JU PËLQEJNË