Tani veçse ka filluar viti shkollor 2018/2019 në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, veçmas atyre që për shkaqe të ndonjë rregullimi eventual infrastrukturor mund të kenë pasur shtyerje eventuale të procesit mësimor. Megjithatë në pjesën dërmuese shkollat kanë filluar procesin edukativo- arsimor.

Si çdo vjet dhe sivjet vazhdoi rutina e vjetër e sjelljes së një morie librash për të gjitha moshat e nxënësve në shkollat fillore, që nga ato bazike deri në ato të thirrura si ushtrimore dhe të emëruara si: “Fletore Pune” dhe “Zbavitëse” tekste këto të cilat me kalkulim real të ditëve dhe orëve të punës është e pamundur që një arsimtar/mësues të arrijë që në tërësi të i mbuloj që të gjitha ato njësi që kanë vetëm tekstet kryesore të çdo lënde e lëre më ushtrimoret e tyre. Në përputhje me këtë kohëzgjatja e një ore mësimore në pjesën dërmuese të shkollave vazhdon të jetë 40- 45 minuta, kohë kjo e cila është e pamundur të jetë e mjaftueshme për zhvillimin e një njësie mësimore dhe realizimin e aktiviteteve adekuate që mund t’i kërkoj një temë e caktuar mësimore, duke mos pasur mundësi që të përdoren dhe tekstet e tjera alternative të çdo lënde mësimore.

Në anën tjetër sipas reformave të reja secilit mësimdhënës iu obligohet puna dhe me këto tekste alternative për çdo lëndë mësimore, konform secilit udhëzim të paraparë që rrjedh nga to. Sidoqoftë pjesë e kundërshtimeve për to përveç mësimdhënësve janë dhe prindërit e nxënësve të cilët theksojnë se ky numër i madh librash po ndikon negativisht te fëmijët e tyre, duke i shkaktuar jo vetëm ngarkesë psikike por edhe dëmtime të boshtit kurrizor të tyre, meqenëse ka nxënës të tillë të cilët ndjekin mësimet në shkolla që janë me distanca të mëdha nga ta dhe se institucionet komunale nuk ua paguajnë transportin e tyre. Kundrejt kësaj një numër i madh i mësimdhënësve të ciklit fillor poashtu ankohen se në pjesën dërmuese të këtyre teksteve poashtu gjejnë detyra dhe ushtrime në të cilat nxënësit mund të hasin vështirësi në kuptimin e tyre, meqenëse nuk janë të hartuara sipas moshës dhe aftësive të tyre, si dhe që nxisin gjuhë urrejtjeje në mes popujve dhe vetë tyre poashtu.

Ndaj nëse nga shtimi i sasisë së këtye librave mendohet të rritet cilësia në arsim, do të rezultoj komplet e kundërta si: mos realizim i të gjitha njësive mësimore nga këto tekste, kundërshtime nga prindërit e shumçka tjetër anësore.

Shkruar nga /PhD.Can. Besjana Rexhepi/Viti/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË