Përdorimi i kremrave të shumta është vërtetë i dëmshëm për lëkurën, por edhe mospërdorimi i tyre mund të shpie në pasoja për të cilat vërtetë se do të pendoheni, shkruan Kosovarja.

Këtë e ka bërë të ditur një blogere amerikane Melissa, e cila ka ndarë eksperiencën e saj në lidhje me këtë temë, një eksperiencë me të cilën ën fund është ndarë jo shumë e kënaqur.

Ajo nuk kishte përdorur krem fytyre përplot 6 muaj, duke e larë fytyrën vetëm me ujë, e njëherë e arriti rezultatin dëshiruar, duke eliminuara aknet dhe të gjitha parregullsitë.

Por pas një kohe të shkurtër, e kuptoi se kishte gabuar rëndë, sepse lëkura e saj kishte humbur elasticitetin, duke u formuar rrudha të cilat s’do të mund t’i heqë më.

Në konsultime të ndryshme me mjekët, kishte zbuluar se ishte pikërisht hapi i gabuar që ajo kishte ndërmarrë muaj më parë, duke eliminuar kremrat hidratuese, e që hidratimi për fytyrë është vërtetë i domosdoshëm.

Madje, doktorët e kësaj fushe asnjëherë nuk sugjerojnë kremra të shtrenjta, kjo sepse substancat e rënda kimike që mund të përmbajnë, dëmtojnë shumë lëkurën e fytyrës.

Asnjëherë mos shmangni kremrat e lehta hidratuese, lëkura ka nevojë për hidratim që të jetë elastike edhe në moshën kur fillojnë rrudhat e para, e që janë vërtetë të padëshiruara për femrat./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË