Parku i qytetit në Vushtrri është shndërruar në një arenë lufte për disa nxënëse të shkollës profesionale.
Në një video, shihet se si nxënëset e gjuajnë në tokë një vajzë dhe e godasin.
Ajo që tmerron më shumë është gjuha vulgare që nxënëset përdorin.
Nuk janë të pakta përleshjet mes nxënësve që po bëhen vitet e fundit. Kjo dukuri dita e ditës po bëhet më shqetësuese.