Duke qenë se nëna është aq e famshme dhe e suksesshme nuk ka se si të mos jetë e njohur edhe vajza e saj.

Riola Hamzaj është e bija e këngëtares Remzie Osmanit. Ajo tashmë është e njohur për publikun e poashtu edhe për mediat rozë, ku vazhdimisht komentohet.

Riolën e shohim shpeshë në imazhet që ndanë në rrjetet sociale, ku numëron shumë ndjekës. Ajo gjithë këtë famë e arriti falë nënës, e ta ndjekë edhe kjo të njejtën rrugë nuk e ka menduar asnjëherë.

Sa i përket jetës privateRiola së fundi ka përfunduar studimet dhe është në lidhje dashurie me një arkitekt.

Ata duken të lumtur bashkë madje të dashuruar marrëzisht. Se është kaq e dashuruar e thotë edhe ajo përmes një thënie që ia ka shoqëruar fotografisë.

“E dini që kur ti bie në dashuri nuk mund të flesh, sepse përfundimisht realiteti është më i mirë se ëndërrat e juaja”, ka shkruar Riola në Instagram. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË