Projekti i tij i fundit “Lule” u publiku para gjashtë muajsh Berkan Ahmeti është emër i njohur i estradës muzikore por, qe sa kohë i ka lënë anash angazhimet muzikore e iu ka përkushtuar plotësisht familjes.

Me këngën e tij të parë “Kujt t’i them zemer” mori pjesë në Nota Fest 2005 për të vazhduar më tej me këngë, festivale e koncerte të shumta. Përgjatë asaj kohe sa ishte pjesë e skenës muzikore, këngëtari shkupjanas solli hite të shumta si: “Maraton”, “Kriza”, “Ekstravagante”, e shumë të tjera të cilat dëgjohen edhe tash, ani pse ka vite që u publikuan. Ai para gjashtë muajsh bëri një rikthim në muzikë, ku ka publikuar projektin e tij “Lule”, i cili ishte dedikim i veçantë për nënat në festën e gruas.

Sa i përket jetës familjare, Berkani në tetor të vitit 2015 e kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me Sibelin. Ata janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Beren, e cila lindi në vitin 2016. Në llogarinë e tij në Instagram Berkani publikon fotografi të shumta me të, nga të cilat kuptohet se pjesën më të madhe ia kushton asaj, e me të vërtetë është prind i përkushtuar. Berkani është këngëtar, aktor, kompozitor, producent dhe tekstshkrues./21Media

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të Berkanit me familje:

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË