Njerëzit që përdorin parfum, janë më tërheqës! Aroma e mirë i bën të tjerët t’ju afrohen me dëshirë. Modelet, por edhe personazhe të njohur të ekranit, janë bërë pjesë e reklamave të markave të parfumeve.

Pasi i shohim të jenë imazhi i tyre, mendojmë me vete, po ata çfarë parfumi përdorin? Më poshtë do të zbuloni se çfarë parfumi gjeni në çantat e bukurisë të personazheve të njohur:

Beyonce

Në intervistat e saj, Beyonce ka pranuar se pëlqen çdo gjë që krijon marka e Giorgio Armani-t, duke përfshirë edhe parfumet. Emporio Armani Diamonds Intense është aroma e saj e preferuar e të gjitha kohërave, e cila sipas Beyonce-s e thekson më shumë feminitetin e saj.

Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka vendosur të mos zgjedhë një erë nga një larmi parfumesh, por ka krijuar një linjë nën markën e saj. Chapter One është aroma e saj e preferuar.

Kim Kardashian

Ylli i serialit “Keeping up With Kardashians” vendosi të bëjë biznes dhe krijoi një parfum që do të donte ta mbante vetë, por përmes kësaj ideje bëri edhe disa para. Kim Kardashian ka prodhuar linjën e saj të parfumeve. Gjithsesi, Kim ka tre parfume të preferuara: Wifey, Baddi dhe Baby Girl.

Sarah Jessica Parker

Sarah Jessica Parker ka krijuar shumë linja parfumesh për burra dhe gra. Në një intervistë, ajo zbuloi se frymëzimin për të krijuar linjën e saj e ka marrë nga parfumi i saj i preferuar, Incense Avignon nga një markë japoneze Comme des Garcons. Linja e fundit e parfumeve është unisex dhe quhet Stash.

Kylie Jenner

Kylie Jenner ka treguar se nuk i pëlqejnë parfumet e rënda që mund të shkaktojnë dhimbje koke. Aromë e saj e preferuar është Coconut Passion nga Victoria Secret.

Gigi Hadid

Supermodelja amerikane ishte pjesë e fushatës së reklamimit për parfumin e orkideve, Velvet nga Tom Ford. Hadid pranon se e përdor këtë parfum gjatë gjithë kohës.

Kendall Jenner

Modelja Kendall Jenner zgjedh aromën moderne të Muse Le Rouge nga Estee Lauder në jetën e saj të përditshme.

Victoria Beckham

Victoria Beckham ka rënë në dashuri me aromën e Vilhelm Parfumerie. Emri i parfumit është i pazakontë njësoj si edhe historia e krijimit të tij. Ky parfum i është dedikuar yllit të Hollywood, Greta Garbo, e cila gjithmonë u përpoq të fshehte jetën e saj private nga syri i publikut dhe u fsheh nga bota e jashtme në dhomën e saj të hotelit.

Katy Perry

E famshme për stilin e saj provokues, këngëtarja ka treguar se adhuron aromën e Angel nga Thierry Mugler.

MUND TË JU PËLQEJNË