Reperja Loredana Zefi është është arrestuar dje në Zvicër në bazë të një akuze për vjedhjen e 900 mijë frangave.

Ajo, thuhet se ua ka vjedhur 700 mijë franga një çifti nga Valais, duke mashtruar, ndërrim të identitetit dhe në fund edhe i kishte kërcënuar, pas këtij skandali mund t’i rrezikohet fama.

Kritikët e industrisë muzikore pas këtij skandali parashohin se ky veprim i reperes do të jetë shkak për humbje të madhe në karrierën e saj muzikore.

Hiti saj i fundit “ Rome & Juliet” është lansuar në muajin shkurt, kënga e saj ishtë klikuar 27 milionë herë në Spotify dhe Youtube. Mirëpo sa i përket fansave të saj, ajo në rrjete sociale është kritikuar shumë skandalin mbi dyshimin për mashtrim të një çifti në Zvicër, shkruan 20min.ch.

Menaxherja e muzikës Oli Rosa ka thënë se Loredana lëviz në një mjedis ku energjia kriminale është një gjë e mirë dhe shton besueshmërinë tek fansat .

Ajo ka shtuar se nëse rasti aktual del të jetë i vërtetë atëherë karriera e saj do të dëmtohet.

Kurse pronarja e revistës “Magazine Lyrics” Elia Binelli ka thënë se karriera e saj do të humb dhe nëse dënohet nuk mund të publikojë më muzikë.

“Karriera e Loredanës do të ndalet nëse ajo do të dënohet me burg, nuk do të publikojë muzikën”.

Aktualisht, është një fenomen i zakonshëm që reperat në të gjithë botën janë në konflikt me gjyqësorin. Pra, ekziston rasti i reperes gjermane Ewa, i cili ishte akuzuar për kontrabandim sikurse reperi amerikan 6ix9ine ose YNW Melly për akuzën e vrasjes së dy personave.

“Megjithatë, muzika e tij është akoma e kërcënuar,” thotë Binelli, transmeton Insajderi.

Në një hulumtim të bërë nga media zvicerane 20.minuten.ch, për vjedhjen që dyshohet se e ka bërë Loredana Zefi bashkë me vëllanë e saj në Zvicër, tregohen detaje të këtij rasti, kërcënimet që Loredana ia ka bërë çiftit, të cilit dyshohet se ia ka vjedhur paratë. Loredana është gruaja e reperit kosovar, Mozzik.

MUND TË JU PËLQEJNË