E mbani mend herën e fundit kur keni larë çantën e dorës që përdorni prej kohësh?! Ndoshta një javë, një muaj, një vit më parë apo kurrë?!

Edhe pse është një ndër aksesorët që plotëson më së miri look-un e një femre, një simbol i identitetit të saj, studimet e fundit kanë provuar se çantat që i doni aq shumë janë një çerdhe e vërtetë mikrobesh.

Sipas një kërkimi të ‘’Washroom Hygiene” çantat (qofshin ato të dorës, të krahut apo të shpinës) përmbajnë më shumë baktere se sa një tualet dhe mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin.

Objekti më i papastër në çantën e një gruaje është kremi i duarve, i cili akumulon të gjitha mikrobet që rriten mes gishtave dhe thonjve.

Kurse, të dytët në listë si objektet më të papastra janë produktet kozmetike si buzëkuqi dhe rimeli, si dhe telefonat smartphone. Sipas ekspertëve të shëndetit çantat e lëkurës janë më kontaminuara se materialet e tjera pasi krijojnë kushtet ideale për shumimin e baktereve.

MUND TË JU PËLQEJNË