Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar pas rastit në Prizren, ku ndërroi jetë  një 42-vjeçare.

Përmes një shkrimi në Facebook, kryeparlamentari në detyrë, ka shkruar se kjo ngjarje është akt i papranueshëm të cilin e dënon fuqishëm.

“Dhun.a në familje dhe keqtrajtimi i grave, janë fenomene që shkojnë ndesh me vlerat tradicionale të familjes sonë si dhe me të drejtat themelore të njeriut, ka shkruar Veseli.

Tutje, ai ka bërë thirrje ndaj policisë e institucioneve që t’i japin dënimin e merituar dorasit si dhe t’i trajtojnë me përparësi këto çështje dhe me përkushtim të veçantë.

“Me këtë rast i bëj thirrje policisë dhe institucioneve të drejtësisë që të japin përgjigjen e merituar për këtë rast të dhimbshëm dhe që çështjet që lidhen me dhunën ndaj grave ti trajtojnë me përparësi dhe përkushtim të veçantë. Neglizhenca dhe indiferenca e institucioneve shtetërore të ligjit ndaj grave të kanosura apo thirrjeve të grave për ndihmë, nuk do të tolerohen më”, ka shkruar ai./Express

MUND TË JU PËLQEJNË