Një byrek tepër praktik me petë sfoliatë dhe kunguj. Ju mjafton ta përgatisni sipas recetës më poshtë dhe shija e mirë është e garantuar.

Përbërësit:

1 petë sfoliat

1 qepë (e grirë)

vaj ulliri

100 gr proshutë e tymosur

sallam

2 kungull (të prerë kubikë)

kripë

piper

4 vezë

100 ml pana

Përgatitja

1. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën. Shtoni proshutën dhe sallamin. Pastaj shtoni kungujt. Rrihni mirë vezët. Shtoni panën.

2.Ndërkohë merrni një tavë rrumbullake dhe shtroni me kujdes petën sfoliatë. E mbushni me masën që përgatitët.

3. Shtojini edhe vezët me panën. Sipër tavës vendosni rripat e mbetura të petës sfoliatë. E fusni në furrë 20 minuta në temperaturë 180 gradë.

MUND TË JU PËLQEJNË