Po, e vërtet që gazetarët janë në gjendje të merren pa rresht me një ndarje a bashkim mes çifteve të estradës.

Kështu po ndodh edhe me rastin e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, çiftit që pas 13 vitesh i dhanë fund lidhjes së tyre, që dukej perfekte.

Arsyet e vërteta që quan në ndarje nuk janë bërë të ditura ende dhe fansat e të dyve sigurisht që janë shumë kureshtar për të mësuar edhe detajet më të hollësishme, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë, në bujën e madhe të thashethemeve rreth ndarjes së një prej çifteve më të njohura në vend, tekstshkruesi dhe kompozitori Ilir Berani, ka sjellë në vëmendje duetin e Nora Istrefit me Sinan Vllasaliun.

Mesa rreshtash, thuhet: Nuk i ve faj as ty as vetës, janë thjeshtë grackat e jetës”.

MUND TË JU PËLQEJNË