Dyshja e njohur turke, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Pasi lajmin e bukur e ndanë me të gjithë, ata kanë nisur të marrin masa të larta sigurie.

Së fundmi media turke raportojnë se Burak ka shitur makinën e shpejt të bashkëshortes, duke ja zëvendësuar me një makinë të sigurtë.

Bashkë me makinën i ka punësuar edhe një shofer personal në mënyrë që masat e sigurisë të jenë në maksimum.

Me sa duket Burak e ka marrë shumë seriozisht shtatzëninë, pasi pak ditë më parë u tha se ai ka hequr dorë edhe nga parfumet, vetëm sepse Fahriye nuk i duronte dot.

MUND TË JU PËLQEJNË