Halloween është festa e dytë në botë që ka shpenzime më së shumti.

Përveç kostumeve, maskave, dhe makijazheve të ndryshme, kujdes i veçantë në këtë ditë feste njerëzit i japin edhe dekorimit të ambienteve ku jetojnë apo punojnë, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja Nora Istrefi është përkujdesur që në shtëpinë e saj të ndjehet shumë ‘frika’ e Halloween-it.

Në oborrin e shtëpisë janë vendosur maska të lugatëve, kunguj, tullumbace me ngjyra të errëta dhe rrjeta të shumta të merimangave.

Videot ku shihen dekoret e shtëpisë, Nora i ka publikuar në InstaStory. Mbetet të shihet se çfarë kostumi ka përzgjedhur këngëtarja për vete dhe të voglën e saj, Renee-në.

 

MUND TË JU PËLQEJNË