Bleona Qereti është një këngëtaret që po bën karrierë përtej oqeanit Atlantik në SHBA.

Këngëtarja shqiptare ka sjell disa këngë të reja muzikore gjatë vitit të kaluar në estradën muzikore.

Ajo i është rikthyer fëmijërisë teksa ka treguar se cila ishte kënga më e mirë dhe favoritja e saj.

“Kjo është një nga regjistrimet më të preferuara, një pjesë e muzikës me të cilën jam rritur, dhe një nga këngët e shumta italiane që më ndihmuan të krijohesha si artiste kur isha fëmijë”, shkroi fillimisht ajo në llogarinë personale në Instagram.

“Për këdo që më njeh personalisht, ata gjithashtu e dinë se e kam mësuar gjuhën italiane vetëm duke dëgjuar këngët e mia të preferuara. Në këtë ditë unë këndoj këtë këngë në pothuajse të gjitha koncertet e mia, Ajo quhet “Su Di Noi” të Pupos”, tha ndër të tjerash Bleona.

MUND TË JU PËLQEJNË