Edhe pse bota ka perparuar shume me zhvillimet teknologjike te jashtezakonshme qe jane bere vitet e fundit, shume njerez ende besojne ne besetyni te cilat i kane mesuar prej kohesh.

Besytnite padyshim qe jane pjese e çdo populli, dhe per to ende degjohet te flitet edhe tek shqiptaret. Por këto janë më të njohurat që ende përmenden:

1. Kur macja e zeze ‘ta pret’ rrugen. Nese duke e kaluar rrugen, qofte ne kembe apo me veture, nje mace e zeze ua ‘pret’ rrugen, atehere ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo te ktheheni, pasi qe kjo eshte nje shenje e fatkeqesise. Ne mesjete, macet konsideroheshin kafshe te shtrigave, keshtu per te mos pesuar ndonje fatkeqesi, ato edhe vriteshin.

2. E marta ‘e lige’. Mendohet se e marta eshte dita kur Zoti e krijoi te ligen, keshtu, sipas me te vjeterve, nuk eshte mire qe te pastroheni naten e marte, te punoni pune dore apo pune te tjera.

3. Prerja e thonjve. Besytnia ndoshta me e çuditshme qe ende besohet, eshte per prerjen e thonjve te dores dhe te kembes pernjehere. Sipas ketij besimi, nese ju i prisni thonjte e kembes dhe te dores pernjehere, dikush do te vdese ne diten tuaj te dasmes – apo do te kete edhe dasme edhe vdekje per nje dite.

4. Parate. Besohet se nese te kruhet dora e djathte do te japesh para, por nese te kruhet e majta, do te marresh para.

5. Gezimi. Thuhet se kur dy persona flasin pernjehere fjalen e njejte rastesisht, do te gezohen ne nje te ardhme te afert.

6. Lemza. Ndoshta ende e degjoni thenien “po te permend dikush” kur keni lemze, por kjo nuk eshte asgje me shume se nje reagim i pavullnetshem i muskulit te diafragmes qe sjelle daljen e nje sasie ajri dhe ne te njejten kohe mbylljen e epiglotes (hapesires se laringut).

7. Akrepat e ores. A thua me te vertete mendon dikush per ju nese kur shikoni oren akrepat e saj jane nje mbi nje? Por, tani ne kohen e celulareve te mençur, disa besojne ne fatin e numrave te ores ne celular, p.sh kur ora eshte 11:11, 15:15 etj.

8. Patkoi i kalit. Besohet se patkoi i kalit i vendosur ne deren e hyrjes ne shtepi e mbron shtepine nga krijesat e liga dhe sjell fat e pasuri. Por, sigurohuni qe patkoi te jete i vendosur ne kete menyre, pasi ne anen tjeter pasuria do te ju ‘derdhet’ e tera.

9. Hurma ne kulete. Ka shume vite qe besohet se te mbash nje berthame te hurmes ne kulete, kuleta juaj nuk do te mbetet kurre pa para. Por, a mund te fitosh para pa punuar?

10. Pasqyra e thyer. Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi qe te sjelle gjera te keqija ne jete, qe nese shikoheni ne te, fati u ‘shtyhet’ per shtate vite.

MUND TË JU PËLQEJNË