Jonida dhe Besniku së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi e kanë gjetur emrin e fëmijës të tyre që po presin.

Ata ishin mbrëmjen e djeshme të ftuar në emisionin “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë, detaje nga dasma e shumëpërfolur dhe për bebin që do të vijë së shpejti në jetë.

Jonida nuk tha asgjë ekskluzive, por pyetja e moderatores na konfirmoi atë që dinim tashmë. Sipas burimeve për “iconstyle.al”, Jonida është një pritje të një vajze dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

“Si është lista e emrave? Fillon me Mjalta, Vjosa? Si këto emrat e Kosovës?”, e pyeti moderatorja.

Jonida tregoi se ideja për emrin shqiptar ju erdhi duke parë një film. Ajo u shpreh se ishin në kërkim të një emri të shkurtër dhe të shqiptueshëm në të gjitha gjuhët.

“Emrin mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar, por edhe universal. Na ka lindur (ideja e emrit) të dyve në të njëjtën kohë. Kemi parë duke parë një film dhe kur u tha ai emër, vetëm u pamë. Po kërkonim një emër i cili të ishte i shkurtër, i shqiptueshëm në të gjitha gjuhët dhe që t’i rrijë cfarëdolloj profesioni, sepse ti kurrë nuk e di nëse fëmija nesër, pasnesër, do të bëhet artist, do bëhet doktor do jetojë në Shqipëri apo do jetojë jashtë”, ka treguar Jonida Vokshi.

Besniku tregoi pak më shumë nga historia e tyre e dashurisë, sesi u njohën, dhe sesi e mësoi lajmin që do të bëhet baba! Ai tha se Jonida bëri humorin më të keq kur i tha për pritjen e ëmbël.

“Sillu mirë se do bëhesh baba”, ishte mesazhi që i dërgoi Jonida Besnikut bashkë me një këshillë, “Mos pi shumë birra”.

Kjo batutë që rezultoi e vërtetë, e bëri shumë nervoz Besnikun, i cili tregon se për një orë ka pirë vetëm birra dhe mendohej për gjithçka!

“Unë jam fans i Kombëtares së Kosovës. Ishim duke luajtur me Bullgarinë mesa po kujtoj. Aty ishte shumë zhurmë dhe më vjen një mesazh diku nga minuta e 60-70, dhe më thotë ‘hë si po kalon?’. Aty s’ka dhe shumë valë dhe thashë ku e gjeti dhe kjo tani të më shkruajë në lojë. Mirë, mirë faleminderit i thash. E pse po bëhesh kështu arrogant po më thoshte, është diçka normale. Kujdes, sillu mirë se do bëhesh baba. Mos pi shumë birra. I thashë a je duke bërë shaka? Ndërsa ajo po qeshte. Dhe i thashë që ishte humori më i keq që ke bërë ndonjëherë dhe më bëri shumë nervoz. Dhe më çon një foto të testit që kishte bërë dhe për një moment krejt stadiumi mu bë audio off. E lashë birrën dhe dola jashtë, e lashë lojën. Shkova u ula në një lokal vetë, kam pirë disa birra dhe kam qëndruar 1 orë vetëm dhe vetëm kam menduar“, ka treguar Besnik Krapi.

MUND TË JU PËLQEJNË