Imazhet me bashkëshorten që këngëtari Besart Halimi hoqi nga Instagrami i tij personal, ishin shkaku kryesor i aludimeve për një ndarje të mundshme mes çiftit.

Madje, këngëtari nuk po e ndjekë më bashkëshorten në llogarinë e tij sociale, e kjo gjë dukej paska e çuditshme, shkruan Kosovarja.

Por, në një intervistë të dhënë për Prive, këngëtari rrëfeu gjithçka mbi raportin e tij bashkëshortor.

Ai, po vazhdon të jetë tejet i lumtur pranë bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre Kaias.

Halimi, tregoi se si në çdo raport tjetër, krizat në çift ekzistojnë, por nuk bëhet fjalë për ndonjë ndarje, aq më pak kur tani janë bërë prindër.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË