Edhe Besa Gashi është një emër që para disa viteve rrëmbeu kurorën e Missit.

Bukuroshja shqiptare ia arriti që të jetë pjesë e pasarela dhe modës së bukurisë, falë sharmit dhe bukurisë që ngërthente gjithmonë, shkruan Kosovarja.

Kurse tani, edhe pse janë bërë vite që nuk është më pjesë e kësaj bote, vazhdon të thirret në emrin e femrës më të bukur shqiptare.

Ani pse nuk e shohim të marre pjesë në ndonjë spektakël bukurie, Besa është aktive në fotosesione të ndryshme, për çka i besohet puna dhe e bën me shumë përkushtim e dashuri.

Nga ana tjetër, Besa ka dhe pjesën tjetër të jetës private, ku është gruaja e mashkullit më të pashëm në Kosovë dhe bashkë me të kanë një vajzë.

Ajo quhet Kjara dhe gëzon shumë premisa të bukurisë, ashtu sikurse e ëma.

Për ju që nuk i keni parë moti nënë e bijë, iu ftojmë ti ndiqni në vijim, të cilat po shkëlqejnë dhe po duken për mrekulli. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË