Orët e fundit emri i saj është kthyer në më të komentuarin në media pas publikimit të fotove ku shfaqej gjatë pushimeve duke pozuar me rroba banjo. U tha se Jola është truproja e kryeministrit Rama, por e vërteta qenka ndryshe.

Burime nga kryeministria kanë thënë për “Dosja.al” se Jola nuk ka lidhje me grupin që kujdeset për sigurinë e kryeministrit. Ajo është pjesë e Gardës së Republikës dhe s’ka qenë kurrë pjesë e ekipit që shoqëron Ramën.

“Dosja.al” ka kontaktuar edhe Komandantin e Përgjithshëm të Gardës së Republikës, Gramoz Sakon i cili tha: “Albjola Palamani është efektive e Gardës së Republikës, në një nga drejtoritë tona të shërbimit. Ajo nuk ka asnjë lidhje me eskortën e Ramës. Palamani ka kryer shk.elje me ek.spozimin në rrjetet sociale. Për këtë shk.elje rre.zikon edhe pezullimin nga detyra. Aktualisht, ajo ndodhet në Turqi me pushime. Ajo ka qenë pjesë e shërbimeve gjatë fushatës elektorale, ku efektivë të gardës e kanë shoqëruar në aktivitete të caktuara”.

Ndërkohë vetë Albjola ose shkurt Jola i ka mbyllur rrjetet sociale që prej momentit kur emri i saj u lakua në media.

MUND TË JU PËLQEJNË