Fiona Gllavica është aktorja që me talentin e saj bëri për vete publikun kosovarë.

Ajo i dha ‘jetë’ rolit të saj të ‘Pajtesës’ në serialin vendor “Çka ka shpija”, përmes së cilit arriti të bëhet kaq e famshme, shkruan “Kosovarja”.

Përveç serialit aktorja komentohet edhe për jetën private. Dasma e saj madhështore me Arbnorin u komentua shumë.

Ndërkohë që kanë kaluar muaj nga martesa, aktorja po tregon se po i kryen obligimet e saj si nuse që është, madje kaq e zonja dhe e kujdesshme.

Pas pitës që publikoi ditë më parë, së fundi “Pajtesa” ka vendos të provoj reçelin. E duket se po i shkon për mrekulli./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË