I ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” ishte Bedri Islami, babai i këngëtarit të njohur Lindi Islami. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Bedriu ka qenë këngëtar shumë vite më parë dhe madje emrin e tij e mban hiti “Gocë pejane”, të cilin e këndoi në studio.

Gjatë bisedes me të ftuarit, Bedriu rrëfeu se djali i tij Lindi, ishte bërë shkak që ai të largohej nga muzika. Që me ngjitjen e Lindit në skenën e “The Voice”, ai hoqi dorë nga muzika për t’ja lënë tashmë vendin djalit.

Këngëtari u vu përballë një vendimi të vështirë midis Lindit dhe Venera Lumanit, partneres së djalit të tij, për të zgjedhur se cili prej tyre është këngëtar më i zoti.

“Tani të them të vërtetën, kur kanë shkuar në finale n e “The Voice”, i kam thënë: “Lind mosu dëshpëro, do kesh një karrierë të gjatë përpara, por kjo do t’a zërë vendin e parë.”

Venerën e konsideroj si vocal shumë të mirë, një ndër vokalet më të mira”.- është shprehur Bedri Islami në studio.

MUND TË JU PËLQEJNË