Kur nisim një vit të ri të gjithë urojmë që të jetë i paqtë e i bekuar. 2020-ta është pak por e sigurtë që do të jetë i bekuar për pesw personazhe të njohura të ekranit dhe jetës publike në vendin tonë sepse do të përjetojnë ndjenjën më sublime atë të prindërimit.

Tre vajza presin të bëhen nëna për herë të parë në këtë vit ndërsa dy do ta përjetojnë edhe njëherë këtë ndjenjë të veçantë.

Miriam Cani
Artistja është në ditët e fundit të shtatzënisë së saj të dytë dhe pritet nga dita në ditë të sjellë në jetë një djalë. Ajo dhe bashkëshorti Alban Skënderaj janë tashmë prindër të një vajze të quajtur Ameli.

Elisa Spiropali
Politikania e majtë do të sjellë në muajin e parë të vitit fëmijën e saj të dytë. Pas vajzës Nala, ministrja socialiste pret të sjellë në jetë një djalë në muajin brenda muajit janar.

Fatma Methasani
Prezantuesja e ëmbël e ekranit dhe partneri i saj, shefi i kuzhinës Alfio Rrotani do të bëhen prindër për herë të parë në 2020-ën. Çifti i të dashuruarve do të mirëpresin në jetë vogëlushin e tyr enë shkurt të këtij viti.

Arbnora Nuredini
E fejuara e futbollistit Taulant Xhaka është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri do të mirëprisin në jetë fëmijën e tyre të parë që është një djalë.

Fiona Gllavica
Aktorja e njohur nga Kosova do të përjetoi ndjenjën e mëmësisë për herë të parë në verë e 2020-ës. Ajo dhe bashkëshorti do të bëhen prindër në fund të qershorit ose në fillim të muajit korrik të këtij viti.

MUND TË JU PËLQEJNË