Reperi i njohur kosovar, Lumi B, feston sot (e enjte) ditëlindjen e tij të 33-të.

Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.

Në veçanti, urimin më të përzemërt reperit, ia ka bërë bashkëshortja e tij në një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen për shokun tim më të mirë, burrin tim, sharmin tim me fat…Unë të dua shumë”, kanë qenë fjalët e Mirandës për Lumin.

Ndërkohë, vet reperi zgjodhi gjithashtu të publikojë në Instagram një fotografi të realizuar së fundmi, duke i falënderuar të gjithë për urimet.

“33, faleminderit për urimet”, ka shkruar Lumi B në Instagram. /Telegrafi/

MUND TË JU PËLQEJNË