Po ju prezantojmë recetën fenomenale dhe paksa ndryshe për ëmbëlsirën e pëlqyer turke

Përbërësit:
– petë për bakllava,

– 1,5 kg mollë,

– 4 vezë,

– 20 dkg sheqer,

– 2 dcl jogurt,

– 1 dcl vaj,

– 1 qese pluhur për ëmbëlsira,

– 1 sheqer vaniljeje,

– 1 limon.

Përgatitja:
• Përzieni vezët dhe sheqerin që të përftoni tretje shkumuese.

• Shtoni vaj, jogurt, sheqer vaniljeje dhe pluhur për ëmbëlsira dhe përzieni derisa tretja të bashkohet.

• Mollët grini në rende, ndërkaq nga koret zieni komposto me pak sheqer dhe asaj tretjeje shtoni lëng të një limoni.

• Në tepsi të lyer me vaj radhisni koret në atë mënyrë që në secilën kore qitni tretjen, ndërkaq në çdo të dytën mollët e grira në rende (në mollët e grira në rende shtoni sheqer sipas dëshirës).

• Piqni 40 minuta në 180 gradë Celsius.

• Kur të piqet, bakllavanë e nxehtë në disa vende priteni me thikë dhe qitni komposton e valuar të mollëve dhe lëngun e limonit. Kënaquni!

MUND TË JU PËLQEJNË