Një 12 vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e djeshme pas lëndimeve që mori nga goditja e një automjeti të rënd në fshatin Skivjan të Gjakovës.

Mësohet se 12 vjeçari G.Shoshi u godit aksidentalisht nga një bager i cili kalonte rreth shtëpisë së tij. Vogëlushi i ndjerë u dërgua me shpejtësi në ambulancë mirëpo s’arriti t’i shpëtojë plagëve të marra.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga autoritetet e sigurisë.

Familjarët kanë konfirmuar se varrimi i Shoshit bëhet pas orës 15:00 në varrezat e fshatit. /Indeksonline/

 

MUND TË JU PËLQEJNË