Azet po vjen me projekt të ri muzikor.

Azet është shumë aktiv me projekte të reja muzikore, reperi ka bërë të ditur se po vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Instagram, reperi ka bërë të ditur se projekti i tij i ri publikohet të enjten (në orën 23:59).

“Money Money” titullohet kënga e re e Azetit, të cilës do t’ia shoqërojë edhe videoklipin.

Mbetet të shihet çfarë ka përgatitur kësaj radhe reperi, i cili gjatë kësaj periudhe është shumë aktiv edhe me mbrëmje muzikore. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË