Arta Nitaj apo e njohur te publiku si ‘Xhesika’, po vazhdon të konsiderohet si njëra ndër femrat më të bukura kosovare.

Aktorja, modelja dhe tani prezantuesja po arrin ta mbajë publikun në duar, e këtë po e arrin falë provokimeve, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka magjepsur çdo herë ndjekësit me imazhet atraktive që ka shkrepur, ku ka vënë në pah linjat e saja ‘bombastike’.

Janë pikërisht linjat trupore ato që para syve të meshkujve po e bëjnë të duket një super femër.

Ajo ka treguar madje se kujdeset shumë mirë që të mbajë këto linja, por edhe për diçka më të veçantë që të ketë ngjyrën e trupit çdo herë sikur të kthehej nga deti.

Aktorja me gjasë nuk po mund ti ndahet solariumit as në sezonën e dimrit. Në imazhet që sjellë ajo shihet e rrezitur e bërë si ‘çokollatë’.

E padyshim që kjo ngjyrë , po i jep pamje më të zjarrtë asaj./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË