Arta Nitaj vazhdon të jetë në fokus të shtypit rozë çdo ditë e më shumë.

Bukuroshja nga Peja, është mjaft e ndjekur dhe vetëm në rrjetin e popullarizuar Instagram numëron 210 miijë njerëz.

Meqë tashmë për shkak të përhapjes së coronavirusit janë ndaluar të gjitha aktivitetet, aktorja e vetë-izoluar mundohet që t’i përfundojë aktivitetet e saj të përditshme.

Ajo në InstaStory ka publikuar disa video, në të cilat shfaqet duke bërë ushtrime dhe ka vënë në plan të parë pjesën e pasme.

Duke qenë se është një frekuentuese e rregullt e palestrës, Nitaj është munduar që në kushte shtëpiake t’i realizojë ca ushtrime për të mbajtur në formë fizikun e saj.

“Kushte shtëpiake”, është përshkrimi që ia ka vënë fotos.

Arta përndryshe po vazhdon jetën mes Kosovës dhe Dubai, madje në këtë të fundit u përfol se është pjesë e një klubi të natës, lajm ky që u demantua menjëherë nga modelja shqiptare.

Ajo po ashtu këtë vit u largua edhe nga seriali vendor “O sa mirë”, në të cilin fitoi famën te publiku.

MUND TË JU PËLQEJNË