Dikur emri i saj hyri në listën e këngëtareve më të dëgjuara, e që gjithashtu bënin lajm.

Por, si pa pritur e pa kujtuar, Argjentina e heshti karrieren muzikore.

Që kur u bë nënë, këngëtarja u duk shumë më rrallë në skena festivalesh e koncertesh, e madje më nuk po lanson as projekte.

Argjentina, disi e la muzikën, që i shkonte aq mirë dhe përmes së ciles arriti të krijoi një rrjet të tërë fansash që e pëlqyen atë dhe formatin e saj artistik, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e hitit “Si shiu”, “Engjujt qajnë”, e këngë të tjera të suksesshme, kohët e fundit nuk është aq prezente as në rrjete sociale, ku dikur postonte gjatë gjithë kohës.

Ndryshe, së fundi Argjentina në profilin e saj e ka shkurtuar emrin, nga Argjentina në Argji.

Nuk ka ndonjë indikacion nëse këngëtarja do të rikthehet së shpejti me projekte të reja në skenën muzikore, shkruan “Kosovarja”.

MUND TË JU PËLQEJNË