Në vitet 2000 kishte një shpërthim aktivitetesh bukurie, sfilatash, reklamash e spotesh muzikore, shkruan “Kosovarja”.

Përditë ndodhnin evente të ndryshme dhe po ashtu egzistonin disa agjensi modelesh, që funksiononin mirë.

Asaj kohe, u identifikuan edhe disa nga bukuroshet e pasarelave, të cilat binin në sy për bukurinë dhe ecjen në pistë, apo pozimin profesional para aparatit fotografik.

Ndër këta emra, ishin Liberta Spahiu, Diellza Bunjaku, Donika Bërdynaj e Saranda Shala. Kjo e fundit, njihej edhe si modelja më e gjatë, gjithashtu një ndër më të ekspozuarat, shkruan “Kosovarja”.

Saranda, e ka lënë pas krahëve eksperience si modele. Sot, punon dhe është nënë e dy fëmijëve.

Saranda Shala është e martuar me reperin DaGhost. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË