Modelja e njohur Arbenita Ismajli është ndër fytyrat më të ndjekura në Instagram e cila ka arritur të ketë një numër të madh ndjekësish brenda një kohe të shkurtër, shkruan Kosovarja.

Arbenita mori vëmendjen e mediave rozë që prej lidhjes me reperin Fero, e nga ajo kohë nuk po hiqet nga vëzhgimi i gazetarëve.

Ditë më parë u shpërnda një video në të cilin shihet Arbenita me një djalë që nuk ishte Fero në momente intime e kjo zgjoj reagime nga më të ndryshmet nga fansat e saj.

Nuk munguan as reagimet nga vet ajo e cila i kishte paralajmëruar të gjithë ata që e kanë shpërndarë video nga e kaluara e saj do të marin dënimin e duhur për shkak të shkeljes së privatësisë.

Me anë të një postimi Arbenita është munduar të shpjegohet më mirë ku ndër të tjerash ka shkruar:”Nëse prisni që të jem e përsosur, harrojeni, nuk do të jem kurrë, sepse jam njeri!
Kush jeni ju për të më gjykuar gjithsesi?” /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË