E njohur, e dashur, e ëmbël dhe e bukur këto janë vetëm disa cilësi që e karakterizojnë prezantuesen e njohur Arbana Osmanin, shkruan “Kosovarja”.

Ajo cilësohet si njëra ndër prezantueset më të suksesshme shqiptare duke drejtuar spektakle me gamë të madhe shikuesish, siç është ai i “Big Brother” dhe “Dua të bëj të lumtur”.

Moderatorja e njohur prej vitesh ka rrëmbyer vëmendjen e shikuesve me programet e saj atraktive, si dhe me pozitivitetin që e përcjell te publiku.

Prej 16 vitesh moderatorja Arbana Osmani dhe ish bashkëshorti i saj e kanë mbajtur jetën e tyre private larg syrit të mediave rozë.

Nuk u vonua shumë dhe bujë të madhe bëri ndarja e tyre, kështu duke vazhduar secili në rrugëtimin e tij.

Duket se misioni i saj televiziv për të bërë njerëz të lumtur ,e bëri atë vetë të lumtur, pikë së pari dhe regjisorin e bukur e të përfolur të programit, Eduart Grishaj.

Me gjasë Arbanës bashkëshorti i saj i parë paska qenë edhe xheloz , pasi që në imazhet e fundit Arbana vjen si asnjëherë më parë.

Provokuese, joshëse dhe padyshim e zjarrtë vjen Arbana në imazhet e fundit./Kosovarja/.

 

MUND TË JU PËLQEJNË