Arbana Osmani është njëra ndër prezantueset më të suksesshme shqiptare që ka drejtuar spektakle me game të gjerë shikuesish, siç është ai “Big Brother Albania” dhe “Dua të të bëj të lumtur”.

Moderatorja e njohur prej vitesh ka rrëmbyer vëmendjen e shikuesve me programet e saj atraktive, padyshim edhe me pozitivitetin që e përcjell te publiku, shkruan “Kosovarja”.

Për një kohë të gjatë qëndronte kryetemë e mediave rozë për shkak të ndarjes nga bashkëshorti pas 17 vitesh me të cilin ka një djalë, e më pas vazhduan lajmet për lidhjen e saj të mundshme me regjisorin e programit “Dua të bëjë të lumtur”, Eduart Grishajn.

Nuk u nevojit shumë kohë dhe lidhja e tyre u konfirmua, ku shpesh herë vijnë me imazhe të përbashkëta duke shijuar lidhjen e tyre.

Është Arbana ajo që me anë të postimeve ka treguar destinacionin e radhës të pushimeve me Eduartin, e është Barcelona.

Duke pozuar rrugëve të Barcelonës e veshur me të kuqe një femër e bukur dhe tërheqëse si Arbana është e pamundur të mos u shtoj bukurinë edhe rrugëve./Kosovarja/.

 

 

MUND TË JU PËLQEJNË