Gazetarja dhe prezantuesja e televizionit, Anita Muçaj-Haradinaj, një pjesë të jetës e ka kaluar në Shqipëri, kjo për shkak të angazhimit të të atit në televizionin shqiptar, ku jepte lajmet për Kosovën, shkruan “Kosovarja”.

Anita është demonstrimi i pastër i shprehjes “Dardha pikë nën dardhë”. Si babai, edhe ajo u bë gazetare e prezantuese e zonja e edicioneve të lajmeve.

Anita, sot njihet edhe si bashkëshortja e një prej figurave më të rëndësishme të politikes në Kosovë, Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ata, janë prindër të tre fëmijëve.

Anita, është falënderuar edhe nga vetë Kryeministri për atë se sa pranë i ka qëndruar edhe në ditët e tij më të vështira, shkruan “Kosovarja”.

Haradinaj ka treguar se si vetë Anita bashkë me dajën e tij e kishin dërguar për në Hagë.

Procesi i gjatë i gjykimit të Haradinajt është mbyllur pas tetë vitesh me triumfin e drejtësisë dhe dëshmimin e pafajësisë së tij.

MUND TË JU PËLQEJNË