Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka qenë e ftuar mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion”, ku ndër të tjera foli edhe për fëmijërinë e saj.

Ajo tregoi se është larguar nga Shqipëria që në moshën 10-vjeçare dhe fillimisht ka jetuar në Zvicër.

Më tej, Angela rrëfeu edhe dramën që ka përjetuar në familje, ku njerka nuk e donte dhe bënte mashtrime dhe shpikje.

Modelja zbuloi se këtë gjë e mbajti të fshehtë për vite me rradhë, pasi edhe babai s’e besonte.

“Njerka nuk më donte. Jo vetëm tek ngrohtësia, por mashtrimet, shpikjet. Babai nuk më besonte në fillim edhe atëherë unë e lashë këtë punë dhe e kam mbajtur sekret derisa jam bërë 18 vjeçe derisa ja tregova nënës sime” tha ajo.

Modelja theksoi se lëvizja e saj nga Shkodra për në Zvicër, ka qenë një nga momentet më të vështira që ka përjetuar në jetën e saj.

MUND TË JU PËLQEJNË