Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se Lista Serbe nuk do ta mbështesë formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Lista Serbe, e cila fitoi 10 nga 10 vendet e saj, ka vendosur të mos mbështesë formimin e kësaj Qeverie,” tha Brnabic pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe, shkruan agjencia e lajmeve Beta, transmeton Express.

Ajo deklaroi se serbët në Kosovë janë më të fortë se kurrë në të kaluarën.

Brnabiq tha se ajo dhe i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, dhe përfaqësuesit e Listës Serbe diskutuan zbatimin e programit ‘Serbia 2025’.

“Me këtë projekt, ne kemi ndarë 150 milionë për projekte në Kosovë, për fuqizim ekonomik dhe cilësi më të mirë të jetës,” tha Brnabiq.

Ajo gjithashtu tha se para heqjes së taksës, nuk do të ketë diskutime serioze me përfaqësuesit e autoriteteve të Kosovës.

MUND TË JU PËLQEJNË