Një nga serialet më të shikuara të momentit që po thyen shikueshmëri gjithandej globit është “Game of Thrones”.

Ky serial tashmë ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve edhe të ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku.

Ajo madje duke komentuar këtë projekt kinematografik dhe përmbajtjen e tij, atë e ka krahasuar edhe me realitetin në mes Kosovës dhe Serbisë. Duke thënë se s’ka rëndësi kush ulet në fron, por e rëndësishme është kush ka triumfuar në luftë.

“Game of Thrones”! Pra, lufta e madhe është fituar.. dhe ajo është fituar nga House Stark. Tani, me vendos në rastin e Kosovës, Serbia është jashtë. Kush ulet në fron.. me të vërtetë nuk ka rëndësi. Lufta e madhe është fituar! Sa për pjesën tjetër.. mirë nëse nuk u pëlqejnë ata, ne do t’i mundim ata”, ka shkruar ambasadorja në një postim në llogarinë e saj Facebook./Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË