Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett deklaroi dje ga Mitrovica e veriut se Kosova është shtet dhe se tillë do të mbetet, ndërsa është e domosdoshme që të gjithë ata të cilët jetojnë në të ta pranojnë këtë, raporton RTK2 në gjuhën serbe.

Duke folur në Klubin Shoqëror në pjesën veriore të Mitrovicës ai tha se Kosova ndodhet në fazën e tranzicionit, se bashkësia ndërkombëtare e ndihmon tash 20 vjet, porse kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë.

“Mendoj se nuk duhet të harrohet e kaluara, por ka rëndësi që ajo të kuptohet dhe të shfrytëzohet për ndërtimin e të ardhmes më të mirë për të dy popujt”, është shprehur ambasadori amerikan.

MUND TË JU PËLQEJNË