Ambasada e Zvicrës në Kosovës ka njoftuar qytetarët se ka një numër të madh aplikantësh që po presin për të marr përgjigje.

Në njoftim, Ambasada ka bërë të ditur se koha e përpunimit të vizës mund të zgjasë deri në pesë javë, transmeton Indeksonline.

“Për shkak të një numri të vazhdueshëm të kërkesave për viza, koha e përpunimit të kërkesës për vizë mund të zgjasë deri në 5 javë. Kërkojmë ndjesë për këtë vonesë dhe vazhdimisht po punojmë për minimizimin e kohës së pritjes. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

MUND TË JU PËLQEJNË