Albin Kurti nuk do të shkojë në takim te Hashim Thaçi sonte as pas ftesës së dytë të presidentit.

Këtë e ka konfirmuar vet Kurti nëpërmjet një letre e cila është publikuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Kjo është letra e plotë:

“I nderuari President i Republikës së Kosovës,

Ju falemnderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale pastaj mbërrinin në zyrën tonë.

Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte.

Për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim.

Ndërkohë po i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja.

Sinqerisht,

Albin Kurti.

MUND TË JU PËLQEJNË