Emri i saj përmendet shumë për hitet e saj, ku ka bërë për vete me mijëra fansa në trojet shqiptare.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Albërie Hadërgjonaj ka prekur suksese të mëdha qysh në moshë të re dhe më atë ritëm ka vazhduar deri më sot, shkruan Kosovarja.

Gjithmonë është përmendur për këngët, albumet dhe interpretimet e saj, ku edhe ka lënë mbresa të mëdha ngado që ka marrë pjesë.

E kur jemi tek sukseset dhe skena muzikore, Albërie nuk është se e ka provuar fatin të komentohet vetëm për to, por edhe për dukjen e jashtme.

Albëria çdo herë e më shumë po bën përshtypje sepse sa më shumë po shkon koha aq më tepër po tregon e freskët, rinore dhe e bukur.

Këtë gjë e pasqyrojnë më mirë fotografitë dhe paraqitjet e saj, që për një herë të vetëm nuk diti të zhgënjejë fansat e saj.

Madje, aq shumë ka marrë bindje se i ka hije gjithçka sa nuk po e ka problem të vijë më e ekspozuar se që duhet.

Ajo në fotografinë e fundit vjen shumë e ekspozuar, ku u paraqit vetëm në veshjet e banjos, dhe gati sa nuk zbuloi pjesën intime.

E dikush për ta parë atë po frikësohet aq shumë sa e ka paralajmëruar se mund dikush të jetë keq nga zemra dhe ti bëjë keq. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË