Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka hapur fushatën e koalicionit mes partisë së tij dhe Partisë Socialdemnokrate, duke thënë se 6 tetori do të jetë referendum për shtetin e Kosovës.

Ai ka thënë se vota për koalicionin AAK-PSD dhe për kandidatin për kryeministër Ramush Haradinaj është “votë për burrështetasin e shekullit 21”.

Ndërsa, kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se Haradinaj po mungon në hapje sepse ka shkuar në Amerikë “për t’u kujdesur të mos ndodhin gjëra të këqija për shtetin”.

“Më ka thënë kur s’po jemi aty sende të këqija po ndodhin për Kosovën. ‘Ka shkuar presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë e mos po mundohen të bëjnë hartë të re’. S’po votoni për ne, por ta dini se do të votoni për Kosovën”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka munguar sot në këtë hapje pasi që gjendet në vizitë zyrtare në SHBA.

Përveç të tjerëve, para të pranishmëve në sallën e stërmbushur ka folur Daut Haradinaj.

Ai ka thënë se dihet qartë arsyeja e dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

“Është shumë e kjartë arsyeja pse na prunë deri te zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ishte taksa, ishte ushtria, ishte pengesa për mos me i leju të tjerët me bo pazare me tokat tona, ishin vendimet që nuk ju kanë shku në favor atyre që nuk ia kanë dashtë të mirën Kosovës dhe me të drejtë mendoj se Ramushi ia ktheu sovranin popullit, ia ktheu qytetarëve të Kosovës”, tha Haradinaj.

MUND TË JU PËLQEJNË